UIAZD Goes Digital – MyMosq

Zgjidhje moderne me komunikim digjital mes UIAZD, xhamive dhe gjithë pjesëmarrësve. Stuttgart 20.12.2022 – UIAZD-BW (Union der Islamisch-Albanischen Zentren Deutschland Baden Württemberg) ka nderin të informoj të gjithë Xhamitë e Gjermanisë, xhematët e tyre dhe të gjithë ata të cilën dëshirojnë lehtësim e thjeshtësim, se aplikacionin MyMosq tashmë e kemi në dispozicion të UIAZD, degëve të tij dhe të gjithë të interesuarve tjerë. Pa mëdyshje ky është një aplikacion i pazëvendësueshëm që na e lehtëson jetën. Çfarë është MyMosq ? MyMosq është një aplikacion për smartphone (Android & iOS) dhe një platformë ueb www.mymosq.com në tetë gjuhë të ndryshme. Përmes MyMosq mund të gjeni:
  • kohët e namazit të xhamisë tuaj
  • xhaminë më të afërt
  • drejtimin e Kibles
  • rikujtuesin për kohët e namazit
  • shënime ditore nga UIAZD, degët e UIAZD, xhamia e juaj
  • postime nga UIAZD, degët e UIAZD, xhami të ndryshme
  • njoftime rreth organizimeve të xhamive të ndryshme
  • evenimente: festat fetare, ngjarje tjera: UIAZD, degët e UIAZD, xhami të ndryshme
  • Aplikacioni avancohet rregullisht me module të reja.
Pikat më të rëndësishme të MyMosq WEB:
  • Informata rreth të gjitha Xhamive
  • Eksporti i kohëve të namazit në Excel
  • Leximi i postimeve UIAZD, Xhami
  • MyMosq TV
Aktualisht në MyMosq janë të instaluara 50 Xhami nga Gjermania, 234 Xhami nga Zvicra dhe 15 Xhami nga Austria. Kurse në instalim e sipër janë edhe të gjitha Xhamitë e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut si dhe vendeve tjera në rajon. Ftojmë edhe të gjitha xhamitë dhe qendrat tjera islame të na bashkëngjitën. Instalimi dhe përdorimi për UIAZD, degët e UIAZD dhe xhamitë është komplet falas. MyMosq për të ardhmen. Aplikacioni MyMosq është FALAS për UAIZD, nëndegët, xhamitë si dhe komunitetin tonë në përgjithësi, pa afat të caktuar kohor.​ Ky projekt financohet në baza vullnetare, prandaj të gjithë ata të cilët dëshirojn të ndihmojn në këtë projektë të hajrit janë të mirëseardhur, ndihmat tuaja mund ti bëni në Konton: UIAZD-BW IBAN: DE96 5023 4500 0441 5800 01 BIC: KTAGDEFFXXX KT BANK Verwendungszweck: Spende Mymosq, Emri juaj   Me shumë respekt e selame Në emër të UIAZD-BW Abdylrrahim Leci Zëvendëskryetar PS: Për instalimin/regjistrimin e Xhamisë suaj në MyMosq më kontaktoni në +49 176 48 37 31 88 Linku për Instalimin e MyMosq: Union der Islamisch – Albanischen Zentren Deutschland Landesverband Baden Württemberg Kölner Str. 12, 70376 Stuttgart www.bw.uiazd.de ——–‐————————————— Aplikacionin e gjeni në Playstore: MyMOSQ Linku per Instalim: IOS: https://apps.apple.com/us/app/takvim/id1548479130… Android: https://play.google.com/store/apps/details?id=ch.takvim.app
Cookie Consent with Real Cookie Banner